Glauk Konjufca njoftoi se sot është mbajtur një takim në Kuvendin e Republikës së Kosovës në lidhje me formimin e një komisioni.
Bëhet fjalë për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore, transmeton Fol Drejt.
Për këtë Konjufca njoftoi përmes një njoftimi në Facebook, në të cilin u shpreh:
“Sot, me datën 13 prill 2022 në Kuvendin e Republikës së Kosovës u mbajt një takim konstitutiv për formimin e Komisionit Ad-hoc për reformën zgjedhore.
Në takim u nënshkrua deklarata e përbashkët për themelimin e këtij komisioni dhe po ashtu u dakordua për formulën e komponimit të komisionit.
Pas një pune intensive dhe takimeve të shumta, partitë politike u pajtuan për formulën e përbashkët të komisionit
U përmend gjithashtu që krahas këtij komisioni të themelohet edhe Grupi Këshillëdhënës i cili do të përbëhet nga përfaqësues të shoqërisë civile të Kosovës që janë marrë me reformën zgjedhore, BE-së, OSBE-së.
Mbetemi të përkushtuar të kontribuojmë për një reformë të mirëfilltë zgjedhore në Kosovë”./FolDrejt/