Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se objektin e saj është mbajtur takimi për hartimin e Planit të veprimit për stafin mjekësor dhe paramedik në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës dhe në institucione të tjera relevante, shkruan Fol Drejt.
“Në Ministri të Shëndetësisë u mbajt takimi për hartimin e Planit të veprimit për stafin mjekësor dhe paramedik në sistemin e kujdesit shëndetësor të Kosovës dhe në institucione të tjera relevante.”, shkruan në njoftimin e ministrisë në Facebook.
Tutje në njoftim u tha se në takim përveç Grupit punues të Ministrisë së Shëndetësisë kanë marre pjesë edhe përfaqësues nga kampi i forcave paqeruajtëse të Bondsteelit dhe Ekipi Ndërlidhës dhe Këshillues i NATOS-s (NALT) në Kosovë. /FolDrejt/