Francezi Kilian Mbape, thuhet se ka refuzuar disa oferta nga PSZH, në mënyrë që të vesh fanellën e skuadrës së fëmijërisë, Real Madrid. Mirëpo Mbappe për Canalplus ka bërë të qartë se do rinovojë kontratën vetëm nëse ka ndonjë projekt vërtetë serioz.
“Duhet të bëjmë gjërat në mënyrën e drejtë, pavarësisht nëse është në një mënyrë ose tjetrën. Çfarë dua unë, është të fitojmë, të ndihem sikur jam diku ku mund të fitojë, ku ka projekt të ngurtë rreth meje. Projekti i futbollit është thelbësor. Jemi duke biseduar me klubin për rinovimin, do shohim çfarë do ndodh. Kam kaluar katër vite të jashtëzakonshme këtu”, deklaroi ai.
Ndërkohë, Mbape fitoi çmimin e lojtarit më të mirë të sezonit në Ligue 1 këtë edicion.