Sulmuesi i PSG-së, Kilian Mbape, në përballjen ndaj Olimpik Lionit, vendosi rekord të ri në futbollin francez. Kilian Mbape u bë futbollisti më i ri që ka shënuar 100 në futbollin elitar në Francë. Sulmuesi i PSG, shënoi dy gola ndaj Lionit, me çka regjistroi 84 gola për skuadrën nga Parisi, ndërsa 16 të tjera i ka shënuar në fanellën e Monakos.
“Është një arritje fantastike për mua, por konsiderojë se jam ende i ri dhe para meje ka edhe shumë sfida. Hyjmë në kohën e re të karrierës sime dhe rruga ime futbollistike tani fillon. Kam shumë vite në dispozicion që të bëhem edhe më i mirë,” tha mes tjerash sulmuesi i PSG