Në ndeshjen më të madhe të futbollit francez, Paris St. Germain mundi Olympique Marseille 3-0 dhe tani ka një avantazh të madh tetë pikësh.
Pasi skuadra e Tudorit eliminoi PSG-në në Kupë në fillim të shkurtit, tifozët e Marsejës shpresuan për një fitore edhe në kampionat, gjë që do të komplikonte luftën për titullin kampion.
Megjithatë, me golat e Kylian Mbappes dhe Lionel Messit, kampionët francezë arritën një fitore bindëse, duke u forcuar në krye të kampionatit.
Mysafirët e kthyen në epërsi shansin e parë. Messi bëri një tërheqje të madhe dhe asistoi Mbappen i cili mposhti me qetësi Pau Lopezin. Katër minuta më vonë, sulmuesi i ri francez asistoi për Messin i cili shënoi për 2-0.
Në vazhdim të ndeshjes, nikoqiri tentoi të rikthehej, bëri presion dhe kërkonte një mundësi. Por, në minutën e 55-të sërish Messi dhe Mbappe bashkëpunuan për të shënuar. Argjentinasi asistoi, francezi shenoi.
Ishte goli i 200-të i Mbappes me fanellën e klubit nga Parisi, që e barazoi atë në krye të listës së golashënuesve me Edison Cavanin. Në minutën e 65-të, Marsejë pati një mundësi, Under krosoi, Sanchez gjuajti me kokë dhe Donnarumma priti. /FolDrejt/