Gazetarët e pyetën Mbappe nëse mendonte se do të kishte një karrierë si argjentinasi Lionel Messi.
Lojtari i Paris Saint-Germain dhe i kombëtares franceze Kylian Mbappe pranoi se do të dëshironte të kishte një karrierë si lojtari portugez Cristiano Ronaldo, pasi që për t’u bërë si Messi është tepër vonë, shkruanë mediat franceze, transmeton Fol Drejt.
Mbappe aktualisht është golashënuesi më i mirë në Kupën e Botës në Katar me pesë gola. Mediat franceze pretendojnë se lojtari i PSG-së do të shpallet lojtari më i mirë nëse “tricolorët” mbrojnë titullin në Botëror.