Robert Lewandowski nuk beson se Erling Haaland dhe Kylian Mbappe do të jenë në gjendje të bëjnë atë që kanë bërë Leo Messi dhe Cristianbo Ronaldo.
Polaku ka folur për “France Football”: “Është e sigurt që i kanë mundësitë, por ku i dihet ndoshta në 2 ose 3 vitet e ardhshme do të dalin në skenë sulmues të rinj që mund t’i arrijnë.
Nuk arrij ta imagjinoj që do të dominojnë skenën e futbollit ndërkombëtar siç kanë bërë Messi dhe Cristiano Ronaldo në 12 vitet e fundit.
Të dy këta të fundit kanë fituar gjithçka që mund të fitohej dhe kanë hyrë në histori. Mendoj që në 10 vitet e ardhshme do të ketë shumë lojtarë që do të konkurrojnë për të qenë më të mirët në botë”. / abcnews.al