“L’Equipe” lëshon bombën. Neymar është i padëshiruar nga Kylian Mbappe te skuadra e PSG-së. Të paktën, kështu raportohet në mëngjesin e sotëm nga prestigjiozja franceze.
Edhe pse ditën e djeshme në një deklaratë për “Oh My Goal”, sulmuesi brazilian kishte deklaruar se nuk do të largohet nga Parisi, pasi do të vazhdojë të djersisë për fanellën e PSG, ditën e sotme një tjetër “skanarë” ka dalë në skenë.
Rinovimi i Mbappe me PSG., ku klubi i ka besuar edhe “çelësat” e skuadrës mund të ndryshojë shumë gjëra, pasi tashmë sulmuesi francez është kthyer në një “lider”.
Neymar u transferua në “Parc des Princes” në vitin 2017, teksa u ble nga Barcelona për shifrën e 222 milionë euro, ndërsa nuk përjashtohet mundësia që PSG ta shesi brazilianin nëse në drejtim të tij vijnë oferta të pranueshme.
Gjithashtu sipas “L’Equipe”, Mbappe dhe Neymar duket se “nuk kanë më shumë të përbashkëta.
Përkundrazi, në mënyrë private, sulmuesi 23-vjeçar do ta tallte atë dhe Luis Campos. Menaxheri i përgjithshëm i skuadrës franceze, shumë pranë Mbappe, e ka identifikuar brazilianin si problem për sezonin e ardhshëm./abcnews.al