Të vonët mund ta kenë harruar fuqinë, teknikën dhe vetbesimin të cilën e kishte dikur ish mbretërori Benzema, shkruan Fol Drejt.
Karim Benzema shkëlqeu me Lyon-in, për t’u shndërruar në një ikonë për madrilienët për një dekadë. Thjesht, ishte i pandalshëm.
Shumë konsiderojnë se francezi, i cili është me origjinë algjeriane, bindi përfaqësuesit e Real Madridit se ai yll nuk duhej t’u shpëtonte, në paraqitjet direkte kundër tyre në kuadër të Ligës së Kampionëve.
Real Madridi pat pësuar keq kundër francezëve, duke dështuar të këndellej në këtë front, pas epokës së galaktikëve të parë, ndërsa Benzema ishte njëri prej “fajtorëve”.
Benzema, po ashtu, u shndërrua në krahun e djathtë të portugezit Cristiano Ronaldo. Ky i fundit me mbretërit, theu shumë rekorde duke i fituar 4 topa të artë, pas atij që e kishte fituar me Manchester Unided-in.
Shumë prej sukseseve të këtij të fundit, ia atribuojnë Benzemas.
Se çfarë ishte ai në të vërtetë, mund ta kujtoni në videon në vijim:
Fituese i topit të artë në vitin 2022, tashmë është vesh fanelën e skuadrës arabe Al Ittihad. Shumë prej njohësve të futbollit thonë se ky është kapitulli i fundit i asaj që ai mund ta shfaqë në fushën e gjelbër. Por nuk i dihet, ai duket ende në formë të mirë fizike, mbase mund ta shtyjë aktin e varjes së këpucëve të futbollit në gozhdë, edhe për një kohë./FolDrejt/