Kylian Mbappe mohoi pretendimet se ai foli për Neymarin kur ai u kërkoi bashkëlojtarëve të tij të “hanin mirë dhe të flinin mirë” pas humbjes së tyre ndaj Bayern Munichut.
PSG u mund në shtëpi nga Bayern në ndeshjen e parë të 1/16 të Ligës së Kampionëve të martën. Sulmuesi paralajmëroi shokët e tij të skuadrës që të sigurohen se janë në formë maksimale për ndeshjen e kthimit në Mynih. Disa orë më vonë, Neymar u pa në një turne pokeri dhe më pas shkoi në McDonald’s në një kundërshtim të dukshëm ndaj urdhrave të shokut të skuadrës.
Por Mbappe e ka mohuar se po fliste konkretisht për Neymarin, duke thënë për Prime Video: “[Këshillat ishin] për të gjithë. Për të gjithë! Kam parë njerëz që flisnin për Neymarin dhe çfarë ndodhi më pas… Mendoj se në kontekstin në të cilin jemi tani, ne kemi nevojë për gjëra tjera e jo për fjalë të tilla. Është me të vërtetë një këshillë për të gjithë.”
PSG do të jetë pa Neymarin për një kohë pasi ai duhej të largohej me barelë pasi pësoi dëmtim në fitoren e tyre 4-3 kundër Lille në Ligue 1 të dielën.
“Shpresoj që Neymar të kthehet së shpejti sepse ai është një lojtar kryesor për ne”, tha Mbappe, transmeton Fol Drejt.