E ardhmja e Kylian Mbappe mbetet ende enigmë. Kësaj enigme i ka kontribuar edhe vetë ai duke mos folur publikisht rreth planeve që ka për të ardhmen. Pretendenti kryesor për të është Real Madridi, të cilit ai sot kushtimisht ia dha një goditje duke lënë të nënkuptohet se do të qëndrojë në PSG.
“Më ka mbetur vetëm Cavani për ta arritur atë. Të jesh golashënuesi më i mirë për Paris Saint-Germain është diçka që nuk mund të injorohet. Do të shohim se çfarë do të ndodhë”, ka thënë ai, transmeton Sport.
Mbappe momentalisht ka gjithsej 156 gola për klubin parisien, duke qenë kështu vetëm 44 gola larg barazimit me Cavanin, i cili mban rekordin me 200 gola. Kjo shifër është praktikisht e pamundur të mposhtet deri në fund të këtij sezoni, kështu që ai ka lënë të nënkuptohet se do të qëndrojë në Paris edhe një vit për të thyer këtë rekord./FolDrejt/