Ndërkohë, Premier League nuk po e prish gjumin për shkak të lëvizjeve të Ligës Pro Saudite, shkruan BBC, transmeton Fol Drejt.
Ndërsa Al-Hilal i vendosi sytë Kylian Mbappe, shefi ekzekutiv i Premier League Richard Masters deklaron se ata “nuk janë të shqetësuar” për Ligën Pro Saudite.
Skuadra e Arabisë Saudite Al-Hilal ka leje të flasë me Kylian Mbappe pasi bëri një ofertë rekord botëror prej 259 milionë funte për sulmuesin e Paris St-Germain.
Kapiteni 24-vjeçar i Francës, i cili ka një vit të mbetur nga kontrata e tij, ka refuzuar të nënshkruajë një zgjatje me kampionët francezë dhe nuk u përzgjodh për turneun e tyre parasezonal në Japoni.
PSG dëshiron të shesë Mbappe tani në vend që ta shohë atë të largohet falas verën e ardhshme.
Lëvizja prej 200 milionë funte e Neymar nga Barcelona te PSG në 2017 është rekordi aktual./FolDrejt/