Kylian Mbappe mund të ketë humbur mundësinë për t’u bashkuar me Real Madridin, kështu së paku pretendon Jese, pasi sipas tij Florentino Perez mund të refuzojë bisedimet e ardhshme të transferimit.
“Nuk e di. Duke e njohur Florentino Perezin, ndoshta Real Madridi do të refuzojë ta nënshkruajë atë, atij me siguri nuk i pëlqeu ajo që ndodhi. Une nuk e di. Nëse do ta shikoja Mbappen si president ose si pronar klubi, do të varej nga lojtarët që kisha dhe gjithashtu nga tregu. Nëse e shikoj vetëm talentin, do të përpiqesha ta nënshkruaj me të, pa diskutim”, ka deklaruar Jese, i cili ka kaluar shumë kohë edhe në Real Madrid, edhe në PSG.
Mbappe ka deklaruar rregullisht në të kaluarën se mundësia për të përfaqësuar Realin do të ishte një ëndërr e realizuar për të, por ai tani është i lidhur me një marrëveshje në Paris që do të zgjasë deri në verën e vitit 2024. /FolDrejt/