Sulmuesi i PSG-së, Kylian Mbappe, kontrata e të cilit përfundon në qershor 2022, ende nuk ka bërë një zgjedhje për të ardhmen e tij. Thashethemet vazhdojnë, me Real Madridin sigurisht favorit për të siguruar shërbimet e tij.
Por “Le Parisien” siguroi se një zgjatje e kontratës mes palëve është në rrugën e duhur me një marrëveshje parimore e cila është gjetur, por nëna e tij Fayza Lamari reagoi shpejt për ta mohuar, ndaj paqartësia vazhdon.
I gjithë problemi është te të drejtat e imazhit, pasi Real Madrid kërkon 50% të tyre, ndërsa PSG ia lë yllit të sulmit 100%, ndaj edhe Mbappe po e mendon rinovimin të paktën edhe për dy vite./FolDrejt/