Futbollisti Kylian Mbappe ka humbur ndeshjen miqësore mes Francës dhe Gjermanisë në Dortmund për shkak të një dëmtimi në gju, raportojnë mediat franceze.
Gjermania fitoi 2:1, ndërsa golin e vetëm për Francën e shënoi Antoine Griezmann. Mediat franceze raportojnë se Mbappe duhet të rikuperohet deri në fund të javës.
“Mbappe ka probleme me një dëmtim në gju. Edhe pse është një dëmtim i lehtë, po i shkakton probleme. Nuk donim të rrezikonim”, tha trajneri i Francës, Didier Deschamps.
Mbappe mund të mungojë në xhiron e radhës të kampionatit francez ndaj Nices, por me siguri do të jetë gati për turin e parë të Champions League me Borussia Dortmund në Paris të martën, transmeton Fol Drejt.