Janë të shumtë zërat që thonë se futbolli nuk do të jetë i njëjtë pas krizës së Koronavirusit. Edhe klube të mëdha, si Real Madridit, kanë frikën e falimentimit nëse nuk do të jetë e mundur të mbyllet ky sezon apo nëse edhe ai i ardhshmi do të jetë me dyer të mbyllura, pra pa tifozë.
Është e qartë që do të mungojnë transferimet me shifra të ekzagjeruara, sikurse ka ndodhur vitet e fundit, madje në Francë, një zë i njohur, si eurodeputeti Daniel Cohn-Bendit, ka ngritur alarmin për Mbappénë, “yllin” ei PSG-së:
“Nesër, pas krizës së koronavirusit, nuk do të vlejë më shumë se 35 ose 40 milionë euro nga 200 milionë që vlente vetëm pak kohë më parë. Dhe kush do të mund ta blejë atë? Kjo krizë do të pastrojë irracionalitetin e sporteve profesionale.
Është sikur të ketë ndodhur një sulm bërthamor dhe duhet të rindërtohet, por me baza të tjera. Do të jetë një riorganizim që do të prekë jo vetëm për pagat e lojtarëve, por edhe përfitimet për të drejtën e imazhit dhe reklamimit. Ne kemi për të shembur sistemin e menaxherëve, të atyre që bëjnë biznes të tepruar në futboll. Unë nuk mendoj se lojtarët e futbollit do të luajnë më keq nëse do të paguhen më pak. Në të ardhmen, në kontratat televizive të futbollit, do të duhet të përcaktohet që një përqindje shkon për sportin olimpik dhe një tjetër në sportin amator, për shembull”.
E vërteta është se Daniel Cohn-Bendit vë gishtin në plagë në një situatë që po i mban më të mëdhatë e Evropës në tension. Real Madrid nuk ka më sigurinë e operacione të mëdha në merkaton e verës. “Los Blancos” kishi plan blerjen e talentit francez në vitin 2021, kur do t’i kishte mbetur vetë, një vit në kontratë. Dëshira për ta mbyllur këtë operacion, gjithsesi mbetet.
“Do të kishte qenë një shkatërrim nëse nëse do të kishim hyrë në një operacion astronomik për Mbappénë. Katastrofa ekonomike do të kishte qenë e pashmangshme,” – deklarojnë burime pranë Real Madridit.