Kylian Mbappe nuk do të aktivizojë opsionin që i lejon të qëndrojë në PSG pas sezonit të ardhshëm.
Supozohet se klubi parizian mund ta shesë atë për të mos e liruar falas vitin e ardhshëm dhe më së shpeshti përmendet se ai mund të vazhdojë karrierën në Real Madrid.
“Unë nuk kam kërkuar të largohem nga PSG për të nënshkruar për Realin. Thjesht i thashë klubit se nuk do të qëndroj deri në qershor 2025. Nuk kemi diskutuar një kontratë të re, por jam i lumtur që do të qëndroj edhe për një sezon.” ka thënë Mbappe, transmeton Fol Drejt.