Kylian Mbappe i Paris Saint-Germain mbetet prioriteti kryesor i Real Madrid për verën që vjen.
Francezi ka refuzuar dy herë përpjekjet e PSG-së për t’u ulur e biseduar për marrëveshjen e re. Pra negociata kanë ngelur në mes të dyja palëve, shkruan “AS”.
Real Madrid për ta transferuar atë duhet të përmbushë kërkesën për pagë të lartë të Mbappe dhe poashtu kërkesën e klubit francez në mënyrë që ta blejnë atë.