Kylian Mbappe ka postuar në Instagram një shkrim duke e kritikuar PSG-në për një video në të cilën klubi promovoi rinovimin e biletave vjetore për sezonin e ardhshëm. Mbappe u shfaq në një video me Gianluigi Donnarumman dhe Achraf Hakimin aty. Për këtë ai kritikoi klubin që nuk i kishte thënë se do ta përdornin bisedën e mëparshme me të për këto qëllime.
“Sapo kam parë videon e bërë për fushatën e biletave të sezonit për sezonin 2023/2024 dhe më duhet të them se në asnjë moment nuk u informova se për çfarë do të përdorej intervista ime. Më dukej si një intervistë normale. Unë nuk pajtohem me videon e publikuar dhe prandaj po luftoj për të drejtat e imazhit tim”, ka thënë ndër të tjera ai.
Një pjesë e tifozëve gjithashtu besojnë se mungesa e Neymarit dhe Lionel Messit në videon promovuese është një shenjë e qartë se e ardhmja e tyre në klubin parisien është në dyshime të mëdha dhe se ata mund të kërkojnë një klub të ri për sezonin e ardhshëm, transmeton Fol Drejt.