Myslimanët në mbarë botën po përcjellin muajin e tyre të shenjtë Ramazanin, duke i prirë edhe festa e madhe e Fitër Bajramit. Në varësi të hënës së re, Fitër-Bajrami do festohet në 4 qershor ose 5 qershor, shkruan foldrejt.com.
Si fillon Fitër-Bajrami?
Sipas kalanderit Hënor, çdo muaj mund të ketë 29 ose 30 ditë dhe ajo fillon me hënën e re. Sonte (3 qershor) pritet të dalë hëna e re dhe me këtë mbyllet muaji i ramazanit dhe fillon muaji sheval.
Sëbashku me fillimin e festës së Bajramit, kjo në vetëvete përmban edhe një lëmoshë simbolike (3 euro) ndaj të varfërve që shpesh besimtarët muslimanë i paguajnë ndaj institucionit të Bashkësisë së tyre fetare – siç quhen ndryshe vitrat.
Muaji i shenjtë i Ramazanit
Për muslimanët, Ramazani është muaji i nëntë hënor, pikërisht kur ka filluar të zbritet Kurani – libri i shenjtë përpara 1400 viteve. Gjatë këtij muaji, muslimanët abstenojnë nga haja, pija dhe marrëdhëniet seksuale nga agimi deri në perëndim.
Agjërimi i muajit të Ramazanit është njëri ndër pesë kushtet e Islamit, sëbashku me shehadetin, namazin, zeqatin dhe shkuarjen në haxh – nëqoftëse ke mundësi.
/Foldrejt.com