Si çdo të dielë të fundit të tetorit, edhe sonte në orën tre të mëngjesit, akrepat e orës do shkojnë një orë pas. Kjo na mundëson që të flejmë më gjatë, megjithatë kjo ndoshta mund të jetë hera e fundit që ora ndryshohet. Pas shumë dekadash, Bashkimi Europian pritet që të marrë një vendim historik për mosndryshimin e orës dimërore.
Ndryshimi i orës në Europë ka nisur vite më parë dhe është jo i njëtrajtshëm. Ajo filloi të përgjithësohej nga viti 1974. Ndryshimi i orës në Europë u vendos si ligj evropian në vitin 1981 dhe është rinovuar çdo katër vjet.
Në fillim të këtij viti u mësua se ndryshimet sezonale të orës mund t’i mbeten së shkuarës. Në Parlamentin e BE-së në maj, eurodeputetët votuan për shfuqizimin e ndryshimit. Pritet që në marsin e vitit 2020 ta ndërrojmë orën për herë të fundit dhe të rrimë me atë kohë në të ardhmen, pa u kthyer përsëri në tetor./Foldrejt.com