fbpx
E premte, 4 Tetor, 2024

Mbërrijnë 9 mijë e 360 doza të tjera të vaksinës Pfizer në Tiranë

Lexoni edhe..

Në Shqipëri tani kanë mbërritur edhe 9,360 doza të tjera të vaksinës Pfizer.

Mbrëmjen e sotme mbërritën 9,360 doza të vaksinës Pfizer. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu dhe ministri Arben Ahmetaj i pritën në Aeroportin e Rinasit.

“9360 doza të cilat vijnë nga kontrata me Pfizer dhe do të mbyllim vaksinimet me stafin mjekësor dhe të moshuarit në shtëpitë e të moshuarve”, tha ministrja.

“Janë plot 450 mijë vaksina dhe do të vazhdojnë në muajin prill maj qershor”, tha Ahmetaj.

Lajmin poashtu e ka konfirmuar edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama.

“9360 dozat kanë mbërritur në aeroportin ‘Nënë Tereza’ në Tiranë”, ka shkruar Rama.

 

Të ngjajshme