Rreth 12 mijë vaksina të kompanisë Pfizer kanë arritur sonte në aeroportin “Nënë Tereza” në Tiranë.
Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Shqipërisë Edi Rama përmes një statusi në Facebook, shkruan Lajmi.net, përcjell Foldrejt.com.
“Edhe 11.700 vaksina Pfizer sapo kanë mbërritur në Shqipëri, duke kaluar mbi 911 mijë sasinë e vaksinave të mbërritura deri tani, për të vijuar pa u ndalur me programin kombëtar të vaksinimit”, ka thënë Rama.
Që nga shpërthimi i epidemisë me koronavirus në Shqipëri janë konfirmuar 132.384 raste, prej tyre 129.702 janë shëruar, 230 janë aktive, ndërsa kanë vdekur 2.452 persona.