Stuart Peach, i Dërguar Special i Britanisë së Madhe për Ballkanin Perëndimor, po merr pjesë në The Western Balkans Summit 2022, shkruan Fol Drejt.
Peach ka thënë janë pro anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës, duke theksuar se lufta në Ukrainë është duke riformuar kornizën gjeopolitike.
“Çdo kush që mendon se konkurrenca strategjike është sfidë për akademikët, nuk është. Na nevojiten për tu përballur me këtë konkurrencë gjeostrategjike. Proceset demokratike që i përmendi kryeministri Kurti kanë rendësi, siç janë lufta kundër korrupsionit, përparimi ekonomik etj”, tha Peach ndër të tjera.
Po ashtu Peach shtoi se nuk duhet të lejohet që problemet politike që të bëhen çështje të rënda e të pazgjidhshme, duke theksuar se mbështesim procesin e atlantikut për këtë regjion e po ashtu edhe procesin e Berlinit.
Peach foli për fragjilitetin e kontekstit politik dhe nevojës për t’iu kthyer dialogut:
“Ide e mirë është t’i caktojmë kushtet për pajtim” – tha ai, duke shtuar se, zgjidhja e problemeve vjen duke mos e kthyer kohën prapa, por duke dialoguar./FolDrejt/