Disa qindra mbështetës të ish-presidentit të ekstremit të djathtë brazilian Jair Bolsonaro sulmuan sonte në institucionet kryesore të qeverisë në Brazil – Kongresin, Gjykatën e Lartë dhe pallatin presidencial.
Sipas fotove që qarkullojnë në rrjetet sociale, protestuesit kanë shkaktuar dëme materiale, përcjell Fol Drejt.
Ata po protestojnë kundër kthimit në pushtet të presidentit të majtë Luis Inacio Lula da Silva, i cili mundi Bolsonaron në balotazhin presidencial më 30 tetor.
Policia braziliane përdori gaz lotsjellës për të penguar protestuesit të hynin në parlament më herët sot.
Incidenti ndodhi një javë pasi Da Silva mori detyrën si president. Bolsonaro u largua nga vendi dy ditë para përfundimit të mandatit të tij, duke bojkotuar inaugurimin.
Da Silva kishte dy mandate presidenciale (2003-2010)./FolDrejt/