Një grup për mbledhjen e fondeve të fushatës që mbështet guvernatorin e Floridës, Ron DeSantis, nisi sot fushatën e tij të parë reklamuese duke sulmuar rivalin republikan Donald Trump, duke vënë në pikëpyetje besnikërinë e ish-presidentit ndaj kolegëve të tij republikanë.
“Trump duhet të luftojë me demokratët, jo të gënjejë për guvernatorin Desantis. Çfarë ndodhi me Trump”, deklaroi grupi në internet dhe në televizionin Fox Sunday News, raporton Reuters.
Komiteti i veprimit politik (PAC) i quajtur “Never Back Down”, i cili mbështet Desantis, publikoi një reklamë në internet me sloganin “Luftoni demokratët, jo republikanët”, e cila u transmetua gjithashtu në “Fox News Sunday”./FolDrejt/