Forcat e policisë armene thuhet se kanë arrestuar 277 mbështetës të opozitës që kanë bllokuar rrugët qendrore të Jerevanit që nga mëngjesi i sotëm, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan.
Një grup aktivistësh të opozitës kanë bllokuar sot lëvizjen e metrosë në Jerevan, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Nikola Pashinyan dhe policia ka nisur arrestimin e protestuesve, raportojnë portalet lokale të Armenisë, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportimeve, aktivistët e opozitës po mbajnë derën e metrosë në stacionin Molodezhnaya dhe bërtasin parulla anti-qeveritare./FolDrejt/