Një stacion televiziv pakistanez i afërt me ish-kryeministrin, Imran Khanm, është hequr nga transmetimi në pjesën më të madhe të vendit, pasi u konsiderua kërcënim për sigurinë kombëtare.
ARY, një nga kanalet më të mëdha televizive private të Pakistanit, ka qenë prej kohësh mbështetës i ish kryeministrit pakistanez, i cili është kritik ndaj ushtrisë së vendit, që kur u rrëzua me një votë mosbesimi në muajin prill.
Një njoftimin e Autoritetit Rregullator të Mediave Elektronike të Pakistanit (PEMRA) drejtuar televizionit thuhet se “gjuha e urrejtjes, rebele dhe keqdashëse në kanalin tuaj ngre shqetësime serioze për qëllimin tuaj keqbërës”.
Kanali televiziv më 8 gusht kishte transmetuar një pretendim të një këshilltari të Khanit se partia në pushtet qëndronte pas një fushate të shpifjes kundër ushtrisë.
Në raport thuhej se oficerët e ushtrisë nuk duhet të ndjekin urdhra që vijnë nga lart ngase ato janë “urdhra të paligjshëme dhe antikushtetuese”.
Unioni Federal i Gazetarëve të Pakistanit paralajmëroi protesta mbarëkombëtare nëse transmetimi i plotë nuk rikthehet.
Gazetarët në Pakistan kanë qenë tash e sa kohë subjekte të sulmeve të dhunshme.
Më 2020, Komiteti për Mbrojtje të Gazetarëve e ka renditur Pakistanin në vendin e nëntë në Indeksin Global të Mosndëshkueshmërisë.
Në këtë raport analizohen shtete ku gazetarët vriten rregullisht dhe sulmuesit mbesin të lirë./REL