Dy policët e plagosur në Skenderaj u vizituan sot edhe nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme Blerim Gashani, drejtori i policisë Samedin Mehmeti, dhe zyrtarë të tjerë të lartë të këtij institucioni.
Gjatë kësaj vizite iu sigurua atyre mbështetje institucionale.
“Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë, iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve”, njofton policia përcjell Klankosova.tv.
Krerët e policisë theksuan se zyrtarët e këtij institucioni do të vazhdojnë të jenë në shërbim të vendit pavarësisht rreziqeve.
“Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, do të vazhdojnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballllet, por nuk do të lejoj cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike”.
Njoftimi i plotë:
Vizitohen dy zyrtarët policorë të sulmuar në kryerje të detyrës zyrtare
Prishtinë, 04 korrik 2022
Zëvendësministri i Punëve të Brendshme z.Blerim Gashani, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti, Zëvendësdrejtori i PK-së z.Fehmi Hoti dhe Drejtori i Departamentit për Operacione z.Gazmend Hoxha, vizituan zyrtarët policorë të cilët ishin sulmuar ditë më parë (02.07.2022), gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore në një pikë kontrolli në Skenderaj.
Gjatë kësaj vizite zyrtarëve policorë, iu sigurua mbështetje dhe përkrahje institucionale, si dhe iu urua shërim dhe kthim sa më i shpejtë në detyrë në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve.
Policia e Kosovës me zyrtarët e saj, do të vazhdojnë realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të sigurisë së përgjithshme, pavarësisht sfidave me të cilat mund të përballllet, por nuk do të lejoj cenimin e sigurisë dhe sulmeve ndaj mbrojtësve të rendit e sigurisë publike./klankosova.tv/