Fol Drejt
E martë, 20 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME KOSOVË

“Mbesim të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin” – thotë Kurti

3 vjet më parë
in KOSOVË, KRYESORE, LAJME
Koha e leximit: 6 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Puna sociale përbën përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur nevojat bazike të qytetarëve, për të rritur përgjegjësinë kolektive e për të ngritur mirëqenien qytetare. Këto themele të punës sociale materializohen përmes shërbimeve e politikave sociale, që kontribuojnë në eliminimin e rreziqeve, të cilat u kanosen grupeve të cenueshme, pastaj kontribuojnë në zvogëlimin e varfërisë, në mbrojtjen nga diskriminimi e keqtrajtimi, e të tjera, tha Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti në konferencën nacionale në shënim të Ditës Botërore të Punës Sociale, transmeton Fol Drejt.

Ai theksoi se Qeveria e Republikës së Kosovës, krahas politikave zhvillimore, në programin e saj ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët me programet adekuate të qëndrueshme, pra afatgjate.

Kryeministri tha se që nga fillimi i këtij mandati janë ndërmarrë një sërë masash, që ndihmojnë drejtpërdrejt grupet e cenueshme të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve e fillimi i zbatimit të programit për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë, theksoi kryeministri, duke shtuar se si rezultat i këtyre masave, kanë përfituar rreth 26 mijë familje në asistencë sociale, mbi 300 mijë pensionistë, 12 mijë lehona dhe mbi 140 mijë fëmijë.

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Në kuadër të Qendrave për Punë Sociale, ka vazhduar ofrimi i shërbimeve, si: mbrojtja dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit, fëmijëve me nevoja të veçanta; këshillimi psiko-social, vetëdijësues e edukativ për fëmijë; si dhe strehimi i fëmijëve të keqtrajtuar, viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit. Kështu, janë ofruar rreth 12 mijë shërbime sociale nga Qendrat për Punë Sociale, kurse nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë licencuar rreth 48 organizata jo-qeveritare për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Si Qeveri mbesim të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore, theksoi kryeministri.

Ai bëri të ditur se qeveria veçse ka filluar me procesin e reformimit të skemës së asistencës sociale, e cila ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese për përfitim nga skema, dhe rritjen e mbulueshmërisë përmes implementimit të testit të ri të varfërisë.

Në anën tjetër, në kuadër të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, do të prezantohet granti specifik për shërbimet sociale, me qëllim të sigurimit të financimit të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve. Përveç kësaj, këtë vit qeveria do të fillojë edhe me reformën pensionale, e cila synon zhvillimin e një pensioni solidar të bërë sistem, gjithëpërfshirës dhe financiarisht të qëndrueshëm.

Mirëpo, pavarësisht përkushtimit të Qeverisë, për t’u realizuar misioni i punës sociale dhe suksesi i reformave e i politikave, nevojitet përfshirja e stafit akademik dhe angazhimi i profesionistëve socialë, të cilët punojnë dhe sigurojnë që grupet e cenueshme të mbrohen nga çfarëdo lloj diskriminimi, keqpërdorimi apo dëmtimi, theksoi kryeministri, duke falënderuar të gjithë punëtorët socialë, puna e të cilëve çdo ditë e prek jetën e qytetarit, duke i ndihmuar ata.

Duke synuar rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë, qeveria ka filluar zbatimin e Programit të Praktikës në Punë për studentë të shkencave shoqërore të Universitetit të Prishtinës. Programet e tilla të angazhimit të profesionistëve të rinj socialë, do të vazhdojnë të zbatohen dhe të zgjerohen edhe më tutje, përmes programit të Skemës së Garantimit të Punësimit për të Rinj, e cila do të fillojë e të zbatohet shumë shpejt.

Kjo konferencë nacionale, me temën “E tashmja dhe e ardhmja e Punës Sociale në Kosovë”, u organizua me rastin e shënimit të Ditës Botërore të Punës Sociale, nga Lidhja e Qendrave për Punë Sociale dhe Departamenti Punë Sociale, Fakulteti Filozofik, Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina”, me përkrahjen e partnerëve: Koalicioni i OJQ-ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë (KOMF), Terre Des Hommes, SOS Fshatrat e Fëmijëve, Organizata për Fëmijët pa Kujdes Prindëror (OFAP), UNICEF dhe Save the Children.

Fjala e kryeministrit Kurti në Konferencën Nacionale për shënimin e Ditës Botërore të Punës Sociale

Puna sociale është e vlefshme gjithkund dhe çdoherë, mirëpo në një kohë si kjo e jona, kur është kaq shumë i theksuar individualizmi dhe personalizimi, besoj që puna sociale është tejet e rëndësishme. Rëndësia e saj është aq e madhe, sa që asnjëherë nuk mund të mbiçmohet.

I nderuari z. Tomas Szunyog, Shef i Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë,

E nderuara znj. Ulrika Richardson, Koordinatore për Zhvillim e Kombeve të Bashkuara, Zyra në Kosovë,

E nderuara znj Nona Zicherman, udhëheqëse e UNICEF-it në Kosovë,

I nderuari Prof. Dr. Dashamir Bërxulli, Dekan i Fakultetit Filozofik në Universitetin e Prishtinës,

E nderuara znj. Njomza Llullaku, profesor dhe drejtuese e Departamentit për Punë Sociale në Fakultetin Filozofik,

I nderuari z. Blerim Shabani, Kryetar i Lidhjes së Qendrave për Punë Sociale,

E nderuara znj. Fatmire Mulhaxha – Kollqaku, kryetare e Komisionit për Shëndetësi, deputete në Kuvendin e Republikës,

I nderuari z. Mentor Morina, udhëheqës i Departamentit të Politikave Sociale në Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve,

Të nderuar punëtorë socialë, studentë, përfaqësues të institucioneve vendore e ndërkombëtare,

Jam shumë i lumtur sot, që me organizimin e kësaj Konference Nacionale, po shënojmë Ditën Botërore të Punës Sociale së bashku me profesionistë, punonjës socialë, akademikë, organizata të shoqërisë civile, dhe përfaqësues të institucioneve të nivelit lokal e atij qendror.

Puna sociale përbën përpjekje të vazhdueshme për të përmbushur nevojat bazike të qytetarëve, për të rritur përgjegjësinë kolektive e për të ngritur mirëqenien qytetare. Këto themele të punës sociale materializohen përmes shërbimeve e politikave sociale, që kontribuojnë në eliminimin e rreziqeve, të cilat u kanosen grupeve të cenueshme, pastaj kontribuojnë në zvogëlimin e varfërisë, në mbrojtjen nga diskriminimi e keqtrajtimi, e të tjera.

Qeveria e Republikës së Kosovës, krahas politikave zhvillimore, në programin e saj ka prioritet mbrojtjen sociale për qytetarët me programet adekuate të qëndrueshme, pra afatgjate. Që nga fillimi i këtij mandati kemi ndërmarrë një sërë masash, që ndihmojnë drejtpërdrejt grupet e cenueshme të shoqërisë, duke filluar nga rritja e shumës së asistencës sociale, rritja e pensioneve e fillimi i zbatimit të programit për shtesa për lehona e shtesa për fëmijë.

Si rezultat i këtyre masave, kanë përfituar rreth 26 mijë familje në asistencë sociale, mbi 300 mijë pensionistëmarrës, 12 mijë lehona dhe mbi 140 mijë fëmijë.

Ndërsa, në kuadër të Qendrave për Punë Sociale, ka vazhduar ofrimi i shërbimeve si për shembull: mbrojtja dhe trajtimi i viktimave të dhunës në familje, viktimave të trafikimit, fëmijëve me nevoja të veçanta; këshillimi psiko-social, vetëdijësues e edukativ për fëmijë; si dhe strehimi i fëmijëve të keqtrajtuar, viktimave të dhunës në familje dhe viktimave të trafikimit.

Kështu, janë ofruar rreth 12 mijë shërbime sociale nga Qendrat për Punë Sociale, kurse nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve janë licencuar rreth 48 organizata jo-qeveritare për ofrimin e këtyre shërbimeve.

Si Qeveri mbesim të përkushtuar në hartimin dhe zbatimin e politikave sociale që në fokus e kanë qytetarin dhe barazinë shoqërore. Veçse kemi filluar me procesin e reformimit të skemës së asistencës sociale, e cila ka për qëllim eliminimin e kritereve diskriminuese për përfitim nga skema, dhe rritjen e mbulueshmërisë përmes implementimit të testit të ri të varfërisë.

Në anën tjetër, në kuadër të Projektligjit për Financat e Pushtetit Lokal, do të prezantohet granti specifik për shërbimet sociale, me qëllim të sigurimit të financimit të qëndrueshëm dhe të drejtë të shërbimeve. Përveç kësaj, këtë vit do të fillojmë edhe me reformën pensionale, e cila synon zhvillimin e një pensioni solidar të bërë sistem, gjithëpërfshirës dhe financiarisht i qëndrueshëm.

Mirëpo, pavarësisht përkushtimit të Qeverisë, për t’u realizuar misioni i punës sociale dhe suksesi i reformave e i politikave, nevojitet përfshirja e stafit akademik dhe angazhimi i profesionistëve socialë, të cilët punojnë dhe sigurojnë që grupet e cenueshme të mbrohen nga çfarëdo lloj diskriminimi, keqpërdorimi apo dëmtimi. Andaj, falënderoj përzemërsisht të gjithë punëtorët socialë, puna e të cilëve çdo ditë e prek jetën e qytetarit duke i ndihmuar ata.

Pra, përveçse përgjegjësi institucionale kemi nevojë edhe për vetëdijesim shoqëror, e këtë nuk mund ta bëjnë institucionet pa shoqërinë. Duhet ta bëjmë dhe mund ta bëjmë bashkë.

Në linjë me këtë, duke synuar rritjen e cilësisë së ofrimit të shërbimeve sociale dhe ngritjen e kapaciteteve njerëzore në këtë fushë, tashmë kemi filluar zbatimin e Programit të Praktikës në Punë për studentë të shkencave shoqërore të Universitetit të Prishtinës. Programet e tilla të angazhimit të profesionistëve të rinj socialë, do të vazhdojnë të zbatohen dhe të zgjerohen edhe më tutje, përmes programit të Skemës së Garantimit të Punësimit për të Rinj, e cila do të fillojë e të zbatohet shumë shpejt.

Duke ju përgëzuar dhe falënderuar për këtë organizim të përbashkët, për punën e për kontributin tuaj të deritanishëm, mirëpresim rekomandimet e propozimet e juaja për avancimin e politikave dhe të shërbimeve sociale në vendin tonë./FolDrejt/

Tags: Albin KurtiKryeministri Kurti
ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

A duhet të lejohet pjesëmarrja vullnetare e kosovarëve në luftën Ukrainë – Rusi? Kështu përgjigjen qytetarët

Lajmi tjetër

Dybala ende pa kontratë te Juventusi

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM