Tre turistë çekë janë bllokuar në kufirin mes Thethit dhe Valbonës ndërsa eksploronin zonën. Njoftohet se shërbimet e Policisë të Komisariatit Tropojë, së bashku me ekipin mjekësor, janë nisur në drejtim të zonës ku dyshohet se janë bllokuar turistët.
Për shkak të terrenit të vështirë dhe të thepisur dhe të largësisë së turistëve nga zona që mund të përshkohet me automjet, është kërkuar ndërhyrja e helikopterit. /abcnews.al/