Një foshnjë 6-muajshe u shpëtua sot nga zjarrfikësit e Tiranës, shkruan Fol Drejt.
Raportohet se foshnja kishte mbetur e mbyllur brenda banesës, ndërkohë e ëma e saj nga pamundësia për të hyrë në banesë, kishte kërkuar ndihmën e zjarrfikësve.
Pas ndërhyrjes së zjarrfikësve, foshnja ka arritur të bashkohet me të ëmën.
Intervenimin e zjarrfikësve në rastin e sotëm e ka bërë të ditur drejtori i zjarrfikësve të Tiranës, Shkëlqim Goxhaj./FolDrejt/