Fol Drejt
E diel, 25 Maj, 2025
Kontakt
  • LAJME
    • All
    • BOTA
    • DIASPORË
    • KOSOVË
    • MAQEDONIA VERIORE
    • RAJON
    • SHQIPËRI

    BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

    Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

    Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

    NËNA NË LUFTË PËRKRAH BIJËVE TË SAJ

    Agjenda e zhbërjes së identitetit gjinor brenda shoqërisë dhe përpjekja për realizim të shpejtë të eugjenisë-të propaganduar si trans’humanizëm.

    (VIDEO) Analistët: Pas idesë së shtetit bektashian mund të qëndrojë ndonjë fuqi botërore

    Hoxhë Justinian Topulli: Mini Vatikani i bektashizmit gjoja po promovon islamin tolerant!

    Sabaudin Jashari: Pragmatizëm, kryeministri Rama – “Shteti Bektashian Vatikanian” apo let me guess…

    Reagim ndaj Adriatik Kelmendit

  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
    • All
    • BUJQËSI
    • ENERGJETIKA
    • FINANCA

    Odat e veterinerëve të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë së Veriut firmosin marrëveshjen e bashkëpunimit

    Ministri Faton Peci mori pjesë në takimin e ministrave të Evropës Juglindore në Bosnje e Hercegovinë

    Ministrja Rizvanolli në takime me biznese të energjisë në Paris dhe Berlin: Kompanitë të investojnë në Kosovë

    MBPZhR-ja hap thirrjet për aplikim për grante në bujqësi

    Mbahet takimi i gjashtë i Komisionit Ekzekutiv për zhvillimin e sistemit të Arsimit dhe Aftësimit Profesional

    Ministri Faton Peci do të takohet me zyrtarë të lartë shtetëror të Iowas

    Nesër hapet edicioni i 23 i panairit AGROKOS

    MF hap ankandin e nëntë të letrave me vlerë

    Kosova forcon bashkëpunimin ekonomik dhe tregtar me Emiratet e Bashkuara Arabe

  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
    • All
    • ARTE TË TJERA
    • FILM
    • HISTORI
    • LETËR
    • SKENË

    “Bashkëpunimi”, poezi nga Burhan Fili

    Mos u rrek mbas fjalëve të atij që Zotin nuk e njeh

    “Babë, Nanë”, poezi nga Burhan Fili

    Çamëria amanet i të gjithëve

    “Gjaja ma e çmuar”, poezi nga Burhan Fili

    “Llastimi i Hoxhës”, poezi nga Burhan Fili

    100 TË HËNA SOCIOLOGJIKE

    Donika Dabishevci vjen me një libër të ri poetik kushtuar fatit të njeriut në luftë

    Veçantitë e Bibliotekës “Ernest Koliqi”

  • SPORT
    • All
    • Sporti Ndërkombëtar
    • Sporti Vendor

    Mallorca luan kundër Valencias, mungon Muriqi – pse?

    Camavinga flet për mundësinë që Mbappe të transferohet në Real: Dëshironi të dini të vërtetën?

    Raporton Romano, 19-vjeçari brazilian pjesë e Manchester City-t nga sezoni i ardhshëm

    Luiza Gega kampione e Ballkanit në 1500 dhe 3000 metra në garat e mbajtura në Stamboll të Turqisë

    FIFA: Nuk po planifikojmë të fusim kartonin blu në nivelin më të lartë të futbollit

    Enilda Zeqiri – talentja që premton në garat e atletikës

    Xavi: Në këtë ligë ndodhin gjëra që nuk janë normale

    Guardiola komenton vendimin e Xavit: Presioni që ndjen në Barcelonë nuk është i dukshëm askund tjetër në botë

    “Ai hëngri gjithë rrogën”, vërshohet me komente Neymar – shkak pesha e tij

  • LËMSH
    • All
    • KËNDI I HUMORIT
    • Kuriozitete
    • SHOWBIZ

    A po rritet çmimi i çokollatës?

    Google jep një informacion me rëndësi në lidhje me Gmail?

    Themeluesi i Facebook kërkon falje, kjo është arsyeja

    India propozon që pilotët dhe stjuardesat të mos përdorin parfume sepse…

    Kush do të jetë mbreti i arinjve të shëndoshë të Alaskës? Fillon votimi online

    Ndryshimet klimatike, sa të shqetësuar duhet të jemi?

    E kërkonin një vath prej ari, hasën në një relikt 1000 vjeçar shumë të vlefshëm

    “Banjska ka qenë e banuar me shqiptarë, të cilët dal ngadalë janë përzënë sistematikisht”

    Lego planifikon të bëjnë tulla nga shishet e ricikluara?

  • LIFESTYLE
    • All
    • Receta
    • Shëndeti

    Rritet numri i vdekjeve nga hepatiti B dhe C

    Si ndikon lëngu i limonit në funksionimin e mëlqisë

    Si ndikojnë ndryshimet klimatike tek alergjikët?

    Sa sheqer duhet t’i hidhni kafes?

    Cili është dallimi mes sheqerit të bardhë dhe atij të kaftë

    Këto janë yndyrnat e shëndetshme që e ulin rrezikun e sëmundjes së diabetit

    Këto janë shenjat që tregojnë se mund të keni probleme me mushkëri

    Këto janë gjashtë përfitimet shëndetësore të uthullës së mollës

    Këto janë mënyrat si mund t’i parandaloni lotët nga copëtimi i qepës

No Result
View All Result
Fol Drejt
No Result
View All Result
Home LAJME BOTA

Mbeturinat plastike: Cila është gjendja dhe si mund ta shmangim mikroplastikën?

6 vjet më parë
in BOTA, LAJME, LIFESTYLE, TË FUNDIT
Koha e leximit: 4 minuta lexim
Shpërndaje në FacebookShpërndaje në TwitterShpërndaje në Whatsapp
Porosit Web

Plastikat kanë pushtuar botën. Plastikë ka në veshje, në goma makinash, në paketime, dhe në tokë. Ajo noton në dete, në ujin e pijshëm dhe gjendet në zorrët tona. Si t‘ia bëjmë për ta zgjidhur këtë problem?

Vetëm në Gjermani përhapen çdo vit për frymë njeriu rreth 5,4 kilogram mikroplastikë. Kjo është sa sasia e plastikës të 800 shisheve uji. Në këtë përfundim arritën studiuesit e Institutit Frauenhofer për teknikën e mjedisit, sigurisë dhe teknologjisë (UMSICHT) në studimin „Plastika në mjedis: mikro- dhe makroplastika”..

Lexoni edhe..

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

Porosit Web Porosit Web

Pjesa më e madhe e mikroplastikës krijohet nga gërryerja e gomave prej fërkimit (1229 gram), nga bitumi (asfalti i rrugëve) dhe shënjimet e rrugëve (319 gram). Shumë mikroplastikë krijohet edhe gjatë deponimit të mbeturinave (303 gram) – sidomos gjatë procesit të riciklimit, si dhe nga plastika që nuk tretet, e cila përfundon gabimisht në plehun biologjik.

Fushat dhe terrenet sportive me bar artificial, sipas studimit të Fraunhofer, lëshojnë çdo vit mesatarisht 132 gram mikroplastikë; përmes fërkimit të shojeve të këpucëve çdo person shkakton mesatarisht rreth 109 gramë mikroplastikë; nga përdorimi i paketimeve plastike 99 gram dhe nga larja e rrobave prej fibrash sintetike 77 gramë. Nga mikroplastika, që gjendet në pastat e dhëmbëve dhe në kozmetikë arrijnë në mjedis 19 gram për person. “Ne supozojmë se mikroplastika gjendet tashmë në çdo pjesë të mjedisit. Kjo vjen nga fakti që ne përdorim kudo plastika dhe që emetimet përhapen nga era dhe uji”, thotë autorja e studimit të Fraunhofer, Leandra Hamann.

“Pra, nuk është çudi të gjejmë mikroplastikë në ajër, në ujë të pijshëm, apo në ushqim”, thotë Haman.

Në Gjermani krijohen ҫdo vit për frymë njeriu rreth 220 kilogramë mbeturina plastike. Kjo është dukshëm më tepër se mesatarja globale prej 60 kilogramësh. Në vendet e Lindjes së Mesme dhe Afrikës konsumimi për person arrin 20 kilogramë.

Ndotja nga plastika duhet reduktuar radikalisht

Aktualisht në mbarë botën çdo vit prodhohen më shumë se 440 milionë tonë plastikë. Sipas parashikimeve kjo shifër rritet çdo vit me katër për qind. Sipas të dhënave të nova-Institut për Ekologji dhe Inovacion, rreth 98 për qind e të gjitha plastikave prodhohen nga nafta dhe gazi natyror dhe vetëm dy për qind nga lëndët e para të ripërtëritshme. Me qëllim që plastikat të arrijnë cilësitë e dëshirueshme, atyre u shtohen lëndë të ashtuquajtura aditivë. Shumë prej tyre janë të regjistruara si substanca të rrezikshme.

Vetëm disa lloje të pakta plastike mund të shpërbëhen shpejt dhe pa problem në kushte të caktuara në mjedis. Një nga këto lloje plastikash është biopoliesteri i natyrshëm PHA, që formohet nga bakteret. Megjithatë PHA-të janë rreth gjashtë herë më të shtrenjta për t‘u prodhuar se sa plastikat konvencionale dhe prandaj “prodhohen pak dhe shiten pak”, thotë për DW Michael Carus, drejtor menaxhues i nova-Institut. “Me një prodhim prej 5000 tonë në vit PHA-të nuk luajnë thuajse asnjë rol në krahasim me plastikat e tjera”.

Shumicës së plastikave u duhet një kohë e gjatë, derisa të shpërbëhen në natyrë. Për shpërbërjen e gjysmës së produkteve plastike nevojiten 100 vjet; për gjysmën tjetër studjuesit e Institutit Fraunhofer llogarisin madje deri në 1000 vjet. Për ta mbrojtur mjedisin nga plastika dhe mikroplastika, sipas ekspertëve, aktualisht ekziston vetëm një mundësi: të reduktohen sa më shumë plastikat.

Studiuesit e Fraunhofer rekomandojnë një reduktim prej 96 për qind të ndotjeve mikroplastike. Në Gjermani do të duhej që në të ardhmen në vend të 5400 gramëve mikroplastikë, që krijohen nga për person në vit, të dilnin në ambient vetëm 200 gramë.

Schottland - Plastikmüll am Strand (Getty Images/C. Furlong)

Më pak mikroplastikë, po si?

Efektet afatgjata të plastikës dhe aditivëve tek njerëzit dhe mjedisi janë aktualisht të paqarta dhe hulumtimi në këtë fushë është ende i ri. Për të kufizuar ndikimin e ndotjes, në Konferencën e Mjedisit e OKB-së në Nairobi në mesin e muajit mars u vendos, që deri në vitin 2030 të reduktohet ndjeshëm përdorimi i plastikës njëpërdorimshe.

Në dhjetor 2018 shtetet e BE ranë dakord për ndalimin e plastikës njëpërdorimshe. Pjatat plastike, pipat plastikë dhe produktet e tjera, që hidhen pas përdorimit, do të jenë të ndaluara nga viti 2021. Komisioni i BE pret shumë prej këtij vendimi: nga reduktimi i plastikës mund të ulen me 3.4 milionë tonë emetimet e CO2. Konsumatorët mund të kursejnë deri në 6.5 miliardë euro nëpërmjet produkteve të përmirësuara. Ekspertët e mjedisit i përshëndesin masat, por kërkojnë hapa të mëtejshëm.

Stimulimi i inovacioneve dhe zbatimi i ndalimeve

Që të arrihet kalimi në një ekonomi që ruan mjedisin, nevojiten më shumë objektiva – si kuotat e detyrueshme të përdorimit të disahershëm për pijet dhe paketimet, taksat për produktet e dëmshme për mjedisin dhe ndalimi i produkteve të caktuara. “Një shembull përbëjnë klipet e vogla blu plastike në vreshtari. Ato mbeten në tokë dhe prandaj në të ardhmen duhet të prodhohen prej materialeve, të cilat shpërbëhen në tokë”, thotë Michael Carus nga nova-Institut.

Sidomos në bujqësi dhe kopshtari ka alternativa ekologjike për mjedisin, mendon ai. Edhe tekstilet mund të jenë në një kohë të afërt ekologjike – duke u bërë nga fibra natyrore, të shpërbëshme dhe pa kimikate toksike.

“Për momentin, konsumatorët janë shumë pak në dijeni. Ata nuk e dinë se tekstilet janë të bëra nga nafta dhe se këto mikrofibra nuk treten”, thotë Carus. “Në këtë rast do të ishte shumë e dobishme një etiketë për tekstilet ekologjike”, thotë ai. Sipas studiuesve dhe industrisë evropiane të gomave, ende nuk ekzistojnë mundësitë e përdorimit të plastikave ekologjike për të zvogëluar sasinë e mikroplastikës që shkaktohet nga fërkimi i rrotave të makinave dhe kamionëve. Alternativa e vetme këtu mbetet: reduktimi i trafikut rrugor dhe zgjerimi i trafikut në shina.

 

ShareTweetSend
Lajmi Paraprak

Ekzekutimi i Avokatit të Shullazit. Kolegët e Elbasanit bojkotojnë gjyqet

Lajmi tjetër

Konflikti në Venezuelë, Rusia dërgon avion nuklear në Caracas

Të ngjajshme

BOTA

BE duhet ta ketë zgjerimin si prioritet kryesor, thotë ministrja austriake, duke përmendur edhe Kosovën

29 Mars, 2025
KOSOVË

Myftiu Tërnava me mesazh urimi për Fitër Bajram: Te populli ynë kjo festë në vazhdimësi ka pasur një rëndësi dhe vlerë të posaçme

29 Mars, 2025
LAJME

Dr. Shefqet Krasniqi mban iftar dhe promovon librin e ri, mbi 520 të ftuar

9 Mars, 2025
Shfaq më shumë
Fol Drejt

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM

Navigo

  • KRYESORE
  • BOTA
  • OP/ED
  • INTERVISTA
  • HISTORI
  • KULTURË
  • SPORT

Na ndiqni

No Result
View All Result
  • LAJME
  • FAQJA E ZEZË
  • EKONOMI
  • INTERVISTA
  • TEMA E DITËS
    • HULUMTIME
  • OP/ED
  • KULTURË
  • SPORT
  • LËMSH
  • LIFESTYLE

© 2023. Të gjitha të drejtat e rezervuara. FOLDREJT.COM