“Kjo është kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”, tha Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët.
Komisioneri i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët (UNHCR), Filippo Grandi, njoftoi se më shumë se 1,5 milion refugjatë në Ukrainë kanë kaluar në vendet fqinje që nga fillimi i ofensivës ruse, shkruan AA.
Në një deklaratë në Twitter, Grandi dha informacione për civilët e zhvendosur që nga 24 shkurti për shkak të luftës Rusi-Ukrainë, transmeton Fol Drejt.
Duke theksuar se më shumë se 1,5 milion refugjatë nga Ukraina kanë kaluar në vendet fqinje brenda dhjetë ditëve, Grandi tha: “Kjo është kriza e refugjatëve në rritje më të shpejtë në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore”.
Sipas të dhënave të OKB-së, më shumë se gjysma e refugjatëve ukrainas kanë kaluar në Poloni. Hungaria, Moldavia, Sllovakia, Rumania dhe vende të tjera evropiane radhiten përkatësisht pas Polonisë./FolDrejt/