Policia e Kosovës ka bërë të ditur se brenda 24 orëve janë shqiptuar 1 mijë e 651 gjoba trafiku në nivel vendi, transmeton Fol Drejt.
Po ashtu, gjatë kësaj periudhe, janë shqiptuar edhe 329 gjoba për mosrespektim të ligjit antiCOVID-19.
Në 24 orëshin e fundit janë arrestuar 26 persona dhe 20 janë dërguar në mbajtje.