Kryetari i Entit Shtetëror për Statistika, Apostoll Simovski tha se deri në ora 8 në mëngjes mbi 10 mijë qytetarë janë regjitruar nga mërgata.
Regjistrimi nga mërgata do të zgjasë deri më 21 prill kur do të përfundojë i gjithë procesi i regjistrimit.
Në ndërkohë prej dje dhe gjatë dy javëve të ardhshme do të regjistrohen 2.200 të dënuar dhe të paraburgosur që ndodhen nëpër entet ndëshkimore përmirësuese në Maqedoni.
Ndryshe, regjistrimi i popullsisë në Maqedoni ndodh pas 20 viteve pas një regjistrimi të dështuar në vitin 2011.