Numri i njerëzve në Belgjikë pa lejeqëndrimi ose pune që jetojnë prej vitesh është rreth 112 mijë.
Sipas mediave lokale, hulumtuesit Pieter-Paul Verhaeghe dhe Sylvie Gadeyne nga Universiteti i Lirë i Brukselit (VUB), llogaritën numrin e “njerëzve pa letra” në vend me një metodë alternative, përcjell Fol Drejt.
Duke u nisur nga vdekja e rreth 500 personave në vit, që nuk janë përfshirë në regjistrin e popullsisë në vend, studiuesit duke hequr numrin e turistëve dhe refugjatëve me lejeqëndrim, arritën në përfundimin se numri i njerëzve “pa letra” në Belgjikë, e cila ka një popullsi prej rreth 11.5 milionë banorësh është 112 mijë.
Kjo shifër korrespondon me popullsinë e qytetit turistik të vendit, Brugge.
Ndërkaq, 52 mijë prej tyre jetojnë në kryeqytetin Bruksel.
Me vite është një ndër temat e diskutimit në vend
Të ashtuquajturit “pa letra” në Belgjikë janë ata që kanë ardhur në vend vite më parë nga Algjeria, Tunizia, Afganistani, Pakistani dhe shumë vende afrikane me mjete të ndryshme, por nuk kanë dokumente.
Pjesa më e madhe e këtyre personave që jetojnë në vend pa lejeqëndrimi ose pune u mohohet rezidenca.
Personat “pa letra” kohë pas kohe organizojnë greva, por Belgjika nuk sjellë një zgjidhje të përhershme./FolDrejt/