Universiteti Johns Hopkins njoftoi se numri i infeksioneve me COVID-19 në gjithë botën ka arritur në më shumë se 125.5 milionë.
Shtetet e Bashkuara kanë më shumë raste se çdo vend tjetër, me mbi 30 milionë infeksione, pasuar nga Brazili, me 12.3 milionë dhe India, me 11.8 milionë.
India tha të premten se vendosi një rekord me më shumë se 59,000 raste të reja në 24 orët e fundit.
UNESCO tha se një studim i ri ka arritur në përfundimin se pandemia e koronavirusit ka ndikuar negativisht në aftësinë për të lexuar të mbi 100 milionë fëmijëve.
UNESCO do të mbajë të hënën një takim me ministrat e arsimit nga e gjithë bota për të diskutuar mënyrat për të luftuar këtë prirje shqetësuese.
Kanadaja hasi një pengesë në programin e saj të vaksinimit kur prodhuesi amerikan i vaksinave Moderna tha se po vononte një dërgesë prej gati 600,000 dozash që priteshin të dorëzoheshin këtë fundjavë.