Që nga 1 gushti numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë, ndërsa numri i personave që janë larguar nga vendi ka tejkaluar 12 milionë, shkruan AA, transmeton Fol Drejt.
Në një postim të bërë nga Roja Kufitare e Polonisë në rrjetet sociale theksohet se që nga fillimi i luftës Ukrainë-Rusi e deri më tani në vend janë përjetuar kalime intensive.
Vetëm dje në vend kanë hyrë 30.800 persona nga Ukraina, thuhet në postim. “Që nga fillimi i luftës e deri më tani numri i personave që kanë hyrë në Poloni nga Ukraina ka arritur 14 milion e 182 mijë”, thekson më tej postimi.
Ndër të tjera vihet në dukje se numri total i ukrainasve që janë larguar nga vendi është 12 milionë e 399 mijë.
Sipas deklaratave të bëra nga autoritetet polake, në vend ndodhen rezidentë rreth 2 milionë ukrainas.
Duke bërë të ditur se kalimet dhe kthimet kufitare mund të bëhen nga të njëjtët persona, autoritetet transmetojnë se kontrollojnë më shumë numrin e kalimeve se sa numrin e personave.