Mbi 15 mijë qytetarë e kanë nënshkruar peticionin për rishqyrtimin e projektligjit për trustin në Kuvendin e Kosovës.
Këtë e ka bërë të ditur deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, i cili ka shprehur mirënjohjen e tij për aktivistët dhe qytetarët e angazhuar për të mbështetur inciativën, transmeton Fol Drejt.
“I fascionuar me angazhimin e qytetarëve për të ri proceduar në Kuvend Projektligjin për Trustin”, ka shkruar Haxhiu.
“Mirënjohje e veçantë për Adnan Jasharin dhe të gjithë aktivistët, qytetarët qe anekënd Kosovës u organizuan dhe për 5 ditë kanë siguruar mbi 15 nënshkrime për Nismën Legjislative Qytetare për Projektligjin për Trustin”, shtoi ai./FolDrejt/