Më shumë se 15 milionë njerëz në Angli kanë marrë të dyja dozat e vaksinës anti-Covid.
Autoritetet shëndetësore thanë se gjatë kësaj të hënë u realizuan 233, 651 vaksinime ndërsa që nga muaji dhjetor në të gjithë vendin janë vaksinuar 44, 683,075 persona.
Ndërkohë deri më tani 29, 651,554 persona kanë marrë njërën dozë të vaksinës anti-Covid.
Nga ana tjetër ministrja e Shëndetësisë, Nadine Dorries është shprehur se rezultatet për situatën epidemiologjike janë pozitive, por bën thirrje për kujdes dhe ndërgjegjësim për të shmangur përhapjen e virusi, transmeton Abc News.
Rastet e reja, shtrimet në spitale si edhe numri i viktimave duket se janë në rënie, ndërsa vaksina ka luajtur rolin e saj pozitiv dhe se rreziku i alarmit është ulur.