Aeroporti i Istanbulit ishte qendra ajrore më e ngarkuar në Evropë nga 21 deri më 27 gusht.
Kështu njoftoi ministri i Transportit dhe i Infrastrukturës i Turqisë, Abdulkadir Uraloglu.
Uraloğlu tha se aeroporti kishte mesatarisht 1.525 fluturime në ditë javën e kaluar, duke cituar të dhëna nga Organizata Evropiane për Sigurinë e Navigimit Ajror (Eurocontrol), shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
“Aeroporti i Istanbulit regjistroi rritje prej 118 për qind në mesin e 20 aeroporteve më të ngarkuara në krahasim me periudhën para pandemisë”, shkroi ministri turk në platformën “X”./FolDrejt/