Ekspertët gjetën se më shumë se 200 aplikacione Android në Play Store, të cilët shpërndanin spyware të quajtur Facestealer, shfrytëzoheshin për të vjedhur të dhëna të ndjeshme.
Studiuesit e sigurisë së “Trend Micro” kanë parë mbi 200 aplikacione të Play Store që shpërndajnë spyware Facestealer. Ky program është përdorur për të vjedhur të dhëna të ndjeshme nga pajisjet e infektuara.
Aplikacionet keqdashëse ishin në gjendje të vidhnin kredencialet, cookies në Facebook dhe informacione të tjera që lidhen me identifikimin personal të përdoruesit. Disa nga aplikacionet me qëllim të keq, të zbuluara nga ekspertët e sigurisë, janë instaluar më shumë se njëqind mijë herë.
Spyware Facestealer u zbulua për herë të parë në korrik të vitit 2021. Shumica e aplikacioneve të infektuara ishin softuer VPN (42), aplikacione për kamera (20) dhe aplikacione për përpunimin e fotografive (13).
“Aplikacionet Facestealer maskohen si mjete të thjeshta – të tilla si VPN, kamera ose aplikacione për modifikimin e fotografive dhe aplikacionet e fitnesit – duke i bërë ato joshëse joshëse për ata që përdorin këtë lloj aplikacioni”, njoftoi Trend Micro./Telegrafi/