Mbi 200 mijë qytetarë kanë përfituar direkt nga investimet e KEDS-it të kryera gjatë vitit 2019. Ky vit ka qenë periudha me më së shumti realizime të projekteve investuese në nivel të Kosovës, që nga fillimi i operimit të kompanisë.
Fokusi i investimeve ishte në lokalitetet ku gjendja e trashëguar e rrjetit distributiv ishte në gjendje më të rëndë. Specifikisht, numri më i madh i projekteve u relaizua në Podujevë, Drenas, Prishtinë, Ferizaj, Deçan, Fushë- Kosovë dhe Gjakovë.
KEDS në këto rajone ka zbatuar projekte të mëdha investive që drejtpërdrejt ndikojnë në furnizim kualitativ e stabil për ekonomitë familjare dhe biznesore në këto anë. Rrjeti elektrik në këto lokalitete tashmë ka pamje tjetër, në standardet më të larta.
Kostoja totale e realizimit të këtyre projekteve kap shifrën 16,6 milionë euro, prej tyre mbi 11 milionë euro janë për tensionin e ulët dh e mbi 5,5 milionë euro për tensionin e mesëm.
Kjo shumë ka bërë që të shtrihen mbi 1200 kilomentra rrjet të ri të të gjitha llojeve të rrjetit distributiv, duke përfshirë edhe vendosjen e afro 400 trafove.
KEDS që nga privatizimi i distribucionit ka bërë shumë investime në sistemin e rrjetit elektrik në Kosovë dhe kjo ka ndikuar dukshëm në cilësinë dhe furnizim të rregullt me energji elektrike.
KEDS ka marrë përsipër që për 15 vjet të investojë 300 milionë euro.
KEDS për 6 vjet ka investuar 146 milionë euro. Ka realizuar 714 projekte investive në rrjetin e tensionit të ulët dhe të mesëm dhe 816 projekte në përforcimin e rrjetit dhe mirëmbajte. Gjatë kësaj periudhe përfituan direkt 140 mijë konsumatorë apo mbi gjysmë milioni qytetarë të Kosovës.