Më shumë se 2,350 njerëz janë arrestuar në të gjithë Rusinë që nga njoftimi i presidentit Vladimir Putin për një mobilizim të pjesshëm, sipas grupit të pavarur të monitorimit të protestave OVD-Info.
Të paktën 2,352 persona janë arrestuar në qytete të ndryshme anembanë Rusisë nga 21 shtatori deri më 25 shtator, por numri i të arrestuarve mund të jetë më i lartë, treguan të hënën numrat e fundit të OVD-Info, shkruan CNN, transmeton Fol Drejt.
Të dielën, të paktën 128 persona u arrestuan në pesë qytete, duke përfshirë Makhachkala, Yakutsk, Irkutsk, Reftinsky dhe Kotlas, tha OVD-Info.
Makhachkala është kryeqyteti i rajonit kryesisht mysliman të Dagestanit. Protestat e nxehta kanë shpërthyer në disa rajone të pakicave etnike në Rusi, duke përfshirë Dagestanin, me grupe aktiviste dhe zyrtarë ukrainas që thonë se këto pakica po synohen në mënyrë disproporcionale për t’u rekrutuar në luftë./FolDrejt/