Mbi 250,000 njerëz kaluan në Westminster Hall për t’i bërë homazhe Mbretëreshës së Britanisë së Madhe. Shifrat i bëri të ditura sekretarja britanike e Kulturës.
Michelle Donelan i tha Sky News se më shumë se një çerek milioni qytetarësh “kaluan në parlament”, ndërsa shtoi se kjo ishte një shifër e përafërt pasi qeveria ende “po llogarit numrat përfundimtarë”.
Njerëzit qëndruan për orë të tëra nga e mërkura vonë deri në orën 6:30 të mëngjesit të së hënës, ditën e funeralit të Mbretëreshës, për të parë arkivolin e Madhërisë së saj në Westminster Hall.
Linja shtrihej nga parlamenti përgjatë bregut jugor të Thames dhe kalonte Tower Bridge deri në SouthPark.
Anëtari i fundit i publikut që pa monarken tha se ajo kaloi në radhë dy herë në të njëjtën natë. David Beckham ishte ndër ata që i bënë nderimet e tyre dhe të tjerë folën për krijimin e miqve të rinj me njerëzit përreth tyre në radhë.
Në dy raste, fëmijët dhe nipërit e Mbretëreshës morën pjesë në një ceremoni rreth arkivolit ndërsa publiku vijonte të kalonte. Një numër i madh qytetarësh ishin po ashtu të pranishëm në kortezhin funeral të monarkes nëpër Londër dhe më gjerë dje. /abcnews.al/