Ministri i Mbrojtjes i Kosovës, Armend Mehaj, ka bërë me dije se mbi 30 hektarë tokë të pronës së njohur si ish “Damperi” kanë kaluar në pronësi të ministrisë së Mbrojtjes, transmeton Fol Drejt.
Me marrjen e këtij vendimi në mbledhjen e sotme të Qeverisë, Mehaj ka njoftuar se dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së.
“Në mbledhjen e 153 të Qeverisë, u mor vendimi që prona me sipërfaqe mbi 30 hektarë e njohur si ish “Damperi” të kalojnë në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes. Kësisoj dhjetëra hektarë do të jenë në shërbim të Forcës së Sigurisë së Kosovës për zhvillim të trajnimeve dhe aktiviteteve të tjera të parapara në kuadër të planit operacional të FSK-së.”, ka bërë me dije Mehaj./FolDrejt/