Pandemia Covid-19 nuk ka ndikuar në uljen e numrit të qytetarëve kosovarë që vendosin ta kalojnë vikendin në Shqipëri.
Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Qemal Minxhozi ka thënë për lajmi.net se që nga dita e premte, mbi 30 mijë qytetarë nga Kosova kanë shkuar në Shqipëri.
“32 mijë e 163 shtetas të Kosovës kanë shkuar në Shqipëri këtë vikend, 5 mijë prej tyre vetëm ditën e sotme”, ka thënë Minxhozi.