Më shumë se 30 vende, duke përfshirë Shtetet e Bashkuara, Britaninë e Madhe dhe Francën kanë premtuar mbështetjen e tyre për ndalimin e sportistëve rusë dhe bjellorusë të konkurrojnë në ngjarje sportive ndërkombëtare, thuhet në një deklaratë të qeverisë britanike, raporton Al Jazeera, përcjell Fol Drejt.
Deklarata vjen pas propozimeve të fundit nga Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (IOC) që sugjerojnë se po eksplorohet një rrugë për të lejuar atletët rusë dhe bjellorusë të kthehen në gara, duke përfshirë Lojërat Olimpike 2024, tha qeveria. /FolDrejt/