Si pasojë e reshjeve të dendura dhe përmbytjeve që janë efektive në Somali, mbi 300 mijë persona janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre.
Kreu i Agjencisë për Menaxhimin e Fatkeqësive të Somalisë (SODMA), Mohamud Moallin Abdulle, në një deklaratë për shtyp theksoi se rreth 800 mijë njerëz janë prekur nga përmbytjet e shkaktuara nga shirat e dendur, shkruan AA, përcjell Fol Drejt.
Abdulle vuri në dukje se mbi 300 mijë njerëz janë detyruar të largohen nga shtëpitë e tyre për shkak të shirave dhe përmbytjeve në rajonet Jubaland dhe Jugperëndimore kryesish në Gedo, Bay dhe Bakool.
Pasi foli për humbjet e jetëve të shkaktuara nga përmbytjet në Somali, Abdulle bëri të ditur se deri më tani kanë gjetur trupat e pajetë të 29 personave.
Në Somali dhe vendin e saj fqinj Kenia ku janë efektive reshjet dhe përmbytjet, ishte përjetuar thatësira më e madhe e viteve të fundit.
Somalia dhe Kenia përfshihen në mesin e vendeve më të prekura nga ndryshimi i klimës. Kenia kishe paralajmëruar qytetarët e saj për shkak të shirave të dendur. Pas përmbytjeve Somaila shpalli “gjendje emergjente” në disa rajone të saj.